Hedhje e Re në Qarkullim: Shfletuesi Tor 10

Shfletuesi i ri fringo Tor 10 për Desktop tani është gati, që nga faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor dhe edhe nga drejtoria jonë e shpërndarjes!

Versioni Android për Shfletuesin Tor 10 është duke u zhvilluar aktivisht dhe e mbulojmë versionin aktual deri sa të jetë i riu të jetë gati. Njoftohemi nga Mozilla për çfarëdo problemesh që mësojnë dhe që prekin këtë version. Presim të hedhim në qarkullim Shfletuesin e ri Tor për Android bazuar në Fenix, në javët e ardhshme.

Shfletuesi Tor 10 qarkullon me Firefox 78.3.0esr, përditëson NoScript-in me 11.0.44 dhe Tor-in me 0.4.4.5. Kjo hedhje në qarkullim përfshin përditësime të rëndësishme sigurie për Firefox.

Kjo hedhje e re në qarkullim e Shfletuesit Tor përqendrohet në stabilizimin e Shfletuesit Tor bazuar në një hedhje të re ESR në qarkullim të Mozilla Firefox. Shfletuesi Tor 10.0 është hedhja e parë në qarkullim e qëndrueshme e serive 10.0 bazuar në Firefox 78esr.

Shënim: Shfletuesi Tor 10.0 është seria përfundimtare e Shfletuesve Tor që mbulon CentOS 6. Duke filluar me seritë 10.5, CentOS 6 s’mbulohet më.

Jepni Përshtypje

Nëse gjeni një të metë, ose keni një sugjerim se si mund ta përmirësojmë këtë hedhje në qarkullim, ju lutemi, na e bëni të ditur. Falënderim për krejt ekipet në Tor dhe për mjaft vullnetarë, të cilët dhanë ndihmesë në këtë hedhje në qarkullim.

Ju duhet ndihmë?

Shihni PBR nga bashkësia jonë

Vizitoni Asistencën

Lidhuni

Bisedoni me ne drejtpërdrejt!

Ejani te ne në IRC